Plagos me armë zjarri ish-kryetarin e fshatit për pronësinë, pranga autorit

Leda Hysa

 

Rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm, policia ka bërë të mundur arrestimin e Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan.

Pas një konflikti për pronësinë 58-vjeçari ka qëlluar më armë zjarri  ish-kryetarin e fshatit, shtetasin me iniciale J. B., banues në Rehovë, Poliçan.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Shtetasi i plagosur u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *