Plagos në gjumë bashkëshortin, arrestohet

Elton Tafaruci

Një 36 vjeçare tenton të vrasë me thikë bashkëshortin në gjumë. Policia thotë se gruaja e ka goditur 6 herë me thikë bashkëshortin Besnik Basha, 45 vjeç në banesën e marrë me qera nga ana e saj në qytetin e Ri-Bulqizë. Ngjarja është shënuar rreth orës 03: 00 të mëngjesit të 28 korrikut.

Policia arrestoi në flagrancë Rudina Bashën. Gjithashtu është firmosur arrestimi dhe për bashkëshortin e tij pasi në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Pushkë model 63 si dhe një krëhër me 10 fishekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *