Policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi ka dhunuar me sende të forta nënën e tij dhe njerkun.
Në pranga përfundoi shtetasi Emiljano Prifti, 23-vjeç. Sipas policisë, i riu ka goditur me grushte dhe sende të forta, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe në trup, shtetasve me iniciale L.T, 47-vjeçe, dhe S.T, 47-vjeç, banues në fshatin Zhelizhan të Lushnjës.
Gjatë kontrolit të ushtruar shtetasit Emiljano Prifti në xhepin e pantollonave ju gjetën dhe sekuestruan 3(tre) fishekë automatiku mod. 56 të kalibrit 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Dita/
