Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës, të cilët dispononin armë zjarri. Në pranga ranë Ernid Dredhaj (i dëmtuar), 29 vjeç, si dhe Masimiliano Haxhiraj, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Në orët e para të mëngjesit, gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet e natës të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur “Disko Rosi” (4-Elementët), janë arrestua këta shtetas me precedentë penalë.
“Në momentin kur këta persona kanë parë prezencën e Shërbimeve të Policisë, dyshohet se shtetasi Masimiliano Haxhiraj, në tentativë për të fshehur armën e tij Pistoletë të llojit “GLOK”, ka plagosur lehtë nga pakujdesia shokun e tij, shtetasin e quajtur: Ernid Dredhaj, në pulpën e këmbës së majtë”, sqaron policia lokale.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– një armë zjarri Pistoletë të llojit “Zastava” (Enrid Dredhaj),
– një armë zjarri Pistoletë të llojit “Glok” (Masimiliano Haxhiraj),
– 20 fishekë të kalibrit 9 mm,
– një gëzhojë.
/Dita/
