Një 51 vjeçar përfundoi në pranga pasi ka goditur me thikë duke e plagosur vjehrrin e tij. Policia e Durrësit sqaron se ka arrestuar Maliq Meçanin, banues në Durrës.
Ky shtetas, në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me thikë vjehrrin e tij, shtetasin F.V.69 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”. /Dita/
