Shtatë turistë nga ishujt Karaibe janë plagosur në një aksident automobilistik në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotme, kur furgoni i linjës Fier-Sarandë me targa AA 520 NA me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga.
Sipas policisë turistët ishin me pushime në Sarandë dhe po ktheheshin për në Tiranë, kur në hyrje të Tepelenës, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe sipas informacioneve të para raportohet se 46-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka shfaqur shenja lodhje.
Turistët janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jeten.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa olicia në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndjehem i cuditur, por me vjen dhe mire, qe paskemi turiste dhe nga rajoni i Karaibeve! Te lenduarve u uroj sherim te shpejte!