Plagosen dy të rinj me thika në Durrës

redaktor

Dy të rinj janë plagosur me thika mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të këtij qyteti.

Po nga të njëjtat burime, bëhet me dije, se dy të rinjtë janë plagosur pas një sherri mes tyre.

Mësohet se konflikti ka nisur për motive banale me zënka me fjalë e më pas të rinjtë kanë nxjerr thikat.

I njëjti burim, tregon se dy të rinjtë kohë më parë kanë qenë shokë, por ende nuk është zbuluar motivi që i ka shtyrë drejt këtij konflikti.

Policia tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin mjekësor.

Ermat e dy të plagosurve, deri në këto çaste,  ende nuk janë bërë të ditur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *