Plagosen disa persona me armë zjarri në Laç

Mila Hysotoci

Disa  persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Laç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sanxhak” të këtij qyteti, pranë një  pike karburanti.

Mësohet paraprakisht se në konflikt janë përfshirë dy grupe të rinjsh, të cilët kanë përdorur armët e zjarrit.

Burime nga Laçi raportojnë se një shtetas është prangosur ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Shtetasit Gegë Gegaj dhe Erlin Shaploci ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Gazmend dhe Islam Shaploci raportohen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *