Elbasan, i dehuri sulmon me thikë njerëzit në rrugë, katër të plagosur

Ornela

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një person në gjendje të dehur ka goditur me thikë 4 persona në rrugë, e më pas është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar policisë, por u arrestua pas një ore ndjekjeje.

Policia tha se i arrestuari është Gëzim Shabani, 39 vjeç, i cili si motiv të krimit për oficerët ka dhënë konfliktet e mëparshme që ka pasur më herët me një nga të plagosurit, shkruan Dita.

Shabani ka qenë duke pirë në një prej lokaleve në lagjen “Sul Paprri”, pranë “Postës”, dhe pasi ka dalë prej andej është përballur me 18-vjeçarin U.S.

Duke e njohur “armikun” e tij ka nxjerrë thikën dhe e ka sulmuar. Kalimtarët e tjerë të rastësishëm ndërhynë për t’i ndarë dhe parandaluar vrasjen, por mbetën edhe vetë të lënduar.

“I dyshuari në gjendje të dehur, në rrugë është konfliktuar dhe akuzohet se ka goditur me mjet të mprehtë shtetasit: E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan. Shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm me këtë të fundit”, tha policia vendore.

Të plagosurit kanë marrë plagë të ndryshme në trup dhe gjymtyrë, por pa rrezik jete.

Në dëshmitë e para deklaruan se autori ishte i dehur dhe jashtë kontrollit. Janë ushtruar kontrolle të shumta në rrugë dhe banesa, derisa u arrit rreth orës 22:00 në kapjen e të dyshuarit të krimit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *