Plagosën nga pakujdesia 19-vjeçarin, arrestohet çifti nga Fieri

Leda Hysa

Policia Fier ka zbardhur ngjarjen e plotë të plagosjes me armë të 19-vjeçarit ditën e djeshme.

Forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë autorin e plagosjes Enea Hajderasi, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier dhe të fejuarën e këtij të fundit L. M., 19 vjeçe, banuese në Fier, për armëmbajtje pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, komunikuan se pas një pune hetimore arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Enea Hajderasi, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier.
  2. L.M, 19 vjeçe, banuese në Fier.

Në datën 30.01.2018, rreth orës 15:45, shtetasi Enea Hajderasi, në banesën e tij ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasin R. Gj. , 19 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Hajderasi dhe të fejuarës së tij, shtetases L. M., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të markave “Miniblov” dhe “Zastava”, një krehër me 9 fishekë model 57, 65 copë fishekë model 56 si edhe 1 gëzhojë pistolete.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” parashikuar nga Nenet 287e25 dhe 92 të Kodit Penal.

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *