Plagosën të zotin e shtëpisë gjatë grabitjes, zbardhet ngjarja në Dibër

Dita

Grabitja me armë me pasojë plagosje, e cila ndodhi ditën e djeshme në fshatin Brezhdan të Dibrës, është zbardhur në kohë rekord.

Sipas njoftimit policor, banesa e shtetasit 53-vjeçar me inicialet A.S. është vjedhur nën kërcënimin e armëve nga Gaetano Hasi dhe Ilir Shini, të cilët rezultojnë të jenë 35 dhe 31 vjeç.

Gjatë grabitjes me maska, ka mbetur i plagosur shtetasi  35-vjeçar me inicialet E.S.

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 56, 506 fishekë, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *