Plagoset 51 vjeçari në Vlorë, klienti qëllon me armë pronarin e lokalit

Leda Hysa

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një sherri ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

I plagosur ka mbetur 51-vjeçari D.C, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori i ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Vlorë Më datë 07.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se atje ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë ambienteve të Spitalit dhe nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi D.C., 51 vjeç, është plagosur (në këmbë), me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lokalin e tij në lagjen ”Uji i Ftohtë” prej shtetasit E.V., 46 vjeç, (klient në lokal).

Policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit E.V., dhe po punon për kapjen e ndalimin e tij si edhe për zbardhjen e sqarimin e plotë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *