Plagoset avokati në Tiranë, e qëlloi kunati me thikë

redaktor

Avokati Alban Bengasi ka mbetur i plagosur nga kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, mëson Panorama. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, pranë stadiumit Dinamo, në rrugën “Emin Duraku”.

Kunati i avokatit, Roland Ruçi e ka goditur me thikë gjatë një konflikti. Autori është arrestuar nga policia pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh.

Motivi i ngjarjes nuk dihet ende, por gjendja e avokatit është e stabilizuar në spital, pavarësisht goditjeve me thikë që ka marrë nga kunati.

Alban Bengasi ka qenë avokat i dy shtetasve turq që u arrestuan në Tiranë, Ervin Matës, e të tjerë të pandehurve në çështje të bujshme të ndodhura së fundmi.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B“, njoftoi sot Policia.

e.k. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *