Plagoset drejtori i Ujësjellësit në Shkodër dhe i biri, arrestohet autori

Leda Hysa

Një person ka plagosur me armë zjarri drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër dhe djalin e tij, sipas Policisë, për motive të dobëta. Ai u arrestua nga Policia dhe u sekuestrua edhe arma e krimit.

“Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M.,  i  ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë”, njoftoi Policia.

Dy të plagosurit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

l.h/ dita
Share This Article
2 Comments
  • Per keta qe ngrene arme kunder shtetit , duhet te kete vetem nje ligj ” Tiu keputen koqet ” ,qe te mos riprodhohen me shtaze te egra , qe i versulen njerezve . Jane pikerisht kjo kategori egersirash qe duhej ta kishte qeruar nga faqja e dheut Enveri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *