Një biznesmen rus, që ra në dashuri me një prima balerinë të të famshmit Bolshoi, e pagoi çmimin sepse përfundoi në spital pasi bëri seks me të – njofton Daily Mail
Sipas mediave, Anastasia Bolochkova, 38 vjeç, tha se i dashuri i saj, Bakhtiyar Salimov, 45 vjeç, u dërgua në spital pasi bënë seks së bashku, pasi kishte aq shumë dhimbje në shpinë, sa u desh të thërrasin një ambulancë.
Anastasia u bë e famshmë në mbarë botën në vitin 2003, kur e pushuan nga puna, pasi asnjë nga partnerët meshkuj nuk pranonte ta ngrinte lart sepse ishte shumë e shëndoshë.
Blerina tha se peshonte vetëm 48 kilogramë dhe kjo nuk mund të quhet mbipeshë. Ajo e hodhi në gjyq teatrin dhe mori mijëra euro si dëmshpërblim. Megjithatë nuk mori asnjë rol në teatër që prej vitit 2004. Që prej atëherë, ajo ka pasur një karrierë të suksesshme solo.






ja paska thy dajakun