Një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës, duke përfunduar në spital. I riu Aleksandër Beshiri, 21-vjeç mori një plagë në këmbë.
Policia arrestoi menjëherë autorin e ngjarjes.
Në pranga përfundoi Kristi Oranlli rreth 30 vjeç, të cilin e ka shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkaq kanë nisur hetimet. /Dita/
