Plagoset me armë zjarri në shtëpinë e mikut

Elton Tafaruci

Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 06:45 të mëngjesit të sotëm në fshatin Theth të Shkodrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Nazmi Topuzi 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej për pushime në pikën turistike.

Në momentin e ngjarjes, mësohet se 45-vjeçari ndodhej tek miku i tij, shtetasi me iniciale Gj.D.

Topuzi është transportuar drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur uniformat blu, të cilat pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *