Në mëngjësin e ditës së sotme në qytetin e Vlorës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Në rrethana ende të paqarta shtetasi me inicialet A.L., vjeç 38, banues në Vlorë është plagosur me armë zjarri rreth orës 02:32 në lagjen nr.1.
Personi në fjalë është dërguar me shpejtësi në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet e ditur nga ana e policisë. Ndërkohë, grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes për të gjetur prova që do të shërbejnë për zbardhjen e krimit.
Nuk raportohet nëse janë marrë persona në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve okularë, por po shikohet nëse në vendin krimit ka patur kamera sigurie që do të mund të identifikonin autorin e plagosjes..
Të afërm të 38-vjeçarit janë pyetur në lidhje me motivet e plagosjes por deri më tani nuk është hedhur dritë mbi plagosjen e ndodhur.
M.H/ Dita
