Plagoset polici në Cërrik, pak para mitingut të Berishës

redaktor

Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme, vetëm pak minuta para mitingut elektoral të Partisë Demokratike në qytetin e Cërrikut.

Efektivi i policisë, Bashkim Malo, 40 vjeç, është qëlluar tre herë me thikë në rrethana të paqarta.

Ai ka marrë një goditje në kokë dhe dy në shpatull.

Efektivi ndodhet në spitalin e Elbasanit, në reanimacion.

Agresori Dilaver Hyseni është arrestuar nga policia.

Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur kur e ka kryer aktin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *