Plagoset rëndë punonjësi i Bashkisë, do shuante zjarrin, por shkeli sendin që shpërtheu

Gazeta Dita

Një punonjës i Bashkisë së Pogradecit është plagosur rendë këtë pasdite pasi kishte shkuar në fshatin Pojskë, ku kishte rënë zjarr në një masiv pyjor me shkurre.

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, një punëtor i Bashkisë Pogradec, konkretisht shtetasi A.B, 57 vjeç, është plagosur si pasojë e shpërthimit të një sendi/mjeti shpërthyes (për përcaktimin dhe gjetjen e llojit të së cilit do të punohet pas shuarjes së zjarrit) duke marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Shtetasi i mësipërm u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Po punohet për shuarjen e zjarrit, zbardhjen e shkaqeve të rënies së tij, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *