Plagosi 37-vjeçarin në Vlorë, në pranga autori

Dita

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 36-vjeçarin e shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri në një pikë bastesh, para katër ditësh në këtë qytet.

I arrestuari është shtetasi Elton Zotaj, banues në Vlorë.

Elton Zotaj pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur rëndë me armë zjarri “pistoletë” në këmbë shtetasin Rr. M., 37 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje është bllokuar dhe sekuestruar arma e zjarrit “Pistoletë-Glock” me të cilën është kryer plagosja, si dhe është kapur në flagrancë poseduesi i saj, Edmond Maskaj, i përfshirë në këtë konflikt.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *