Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçarit Daniel Drobaj, i cili u arrestua dje me akuzën e plagosjes së efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka, pasi gjatë protestës para Kuvendit në drejtim të saj hodhi kapsollën që i preu dy gishtat. Sipas Report tv, Daniel Drobaj u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit.
Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policët.
“Isha 4 vjeç kur u ndërtua shtëpia ime në Unazë të re. Në derën e banesës m’u vu kryqi. Protestova dhe unë para parlamentit por nuk kam përdorur sende të kundraligjshme. Pranoj që kisha 3 kapsolla që ndeza dhe i hodha te llamarinat te Xhamia. Disa punonjës policie donin të më ndalonin por unë nuk pranova të futesha në makinë. Ndërhynë disa persona të tjerë dhe e gjeta veten në turmë dhe më pas u largova. Pasi babai bisedoi me avokatin, u nisa të dorëzohem në komisariatin Nr.3. Policët më kanë vënë pistoletën në kokë. Në makinën e policisë më dhunuan dhe më shanë. Në Drejtorinë e Policisë, sjellje korrekte dhe jo dhunë”, tha në dëshminë e tij Daniel Drobaj.
18-vjeçari u ‘kap’ nga kamerat së bashku me disa persona të tjerë duke hedhur kapsolla në protestën e para dy ditëve para Kuvendit.
Në ngarkim të 18-vjeçarit janë referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Ai rrezikon 3-5 vite burg.
o.j/dita

Ju keni vjedhur pronen e dikujt dhe per ligjin jeni Hajdutë. Prona blihet, shitet ose dhurohet. Problemi rrjedh nga edukata që ke marre ne familje dhe imagjinohet se si mund te jete. Faji eshte i familjes , injoranca eshte e jotja. Pronari , shteti, rruga dhe banoret e tiranes nuk kanë adnjë faj siç e shikon. Po kush ti shpjegojë këto gjera ? Ti ke degjuar vetem vrite, grabite, qija robt, vidh sa tmunesh, toke e zanun, etj, etj, Ky eshte ndryshimi thelbesor ngaj qytetarise dhe kafsherisë. Ti je tek kategoria e dytë.
Ne burg krimineli atje e ka vendin thote mire populli shtypja koken qe sa del gjarperit .
O tana ,po cfare criminali eshte ky me dy capsolla,sipas teme ATA qe gjuajne me kallash e bomba ku hyjne ,tek mafiozet,jo or mio jo.Ai eshte nje femije qe tani qe eshte Brenda e kupton ate qe la bere che eshte penduar,pasi po u fute Brenda eshte shume vestire te dalesh,o do lesh leshte e kokes o do sheshes ATA qe le ndertuar.
Prijani gishtat legenit kelysh i pd
5 V JET E KAP VETEM NJE AKUZE X 3 = 15 VJET I KA PAK….!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kush ka qënë kryetar bashkie para 14 vjetësh?
Pra në 2004.
Ai i ka lejuar të ndërtojnë pa leje.Ai të paguaj dëmshpërblimin.
Hajde shtet leshi hajde. 3-5 jet burg per gjymtim te polices? O rame o socialiste jeni frikacake deri ne palce. Ky felliqesire duhet te kalbet ne burg per te pakten 15 vjet.
Ky duhet denuar jo me vite burg,se ky del neser nga burgu,ky duhet denuar ashtu si denoi ate vajzen police me gjymtim te perjetshem..Ti priten gishtat,dora,ti qerrohen syte,cfare beri ta pesoje.
MENDIME MAKABER
Duhet te kerkosh ndihmen e psikologut!
Njeriu duhet te luftoje per shtepine e tije. A fiton ne kete perplasje. perballje?, Ndoshta po ndoshta jo. Ai qe eshte trim e hedh kapsollen dhe nuk trembet.Po fillove te thuash jo se nuk ekisha me qellim, jopo se nuk desha te demtoja policine, jopo se une jam kalama dhe e bera pa dashje, ateher rri larg punerave qe jane per te rritur. lere ta hedhi ytate kapsollen se ai e ka ndertuar shtepine ai e di si e ka ndertuar dhe ku e ka nderuar.