Plagosi me sëpatë 46-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Amelda Amelda

Një 46-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur me sëpate ne këmbe dhe ne krahë nga  një burrë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur sot, 1 qershor, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”.

Abcnews.al mëson se i plagosuri është Sokol Duro.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *