Plagosi me thikë 63-vjeçarin, arrestohet autori

Leda Hysa

Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i plagosjes me thikë  të 63-vjeçarit Petraq Gjika një ditë më parë. Policia vuri në pranga Xhevat Bregun, banues në Mbrostar, Fier.

Dje rreth orës 18:20, në lagjen “8 Shkurti” për motive të dobëta, Bregu goditi me thikë 63-vjeçarin duke e lënë të plagosur.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *