Tre të rinj 20-vjeçarë në Laç kanë sulmuar me kaçavidë një moshatar, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.2. Si pasojë, 23-vjeçari G.K. është plagosur dhe është dashur të dërgohet me urgjencë në spital.
Ka qënë Policia e Laçit që ka ndërhyrë në momentin kur ata po konfliktoheshin fizikisht me 23-vjeçarin dhe që arrestoi njerin prej tyre, Redio Pogën nga Mamurrasin. Nga ana tjetër, nisi të plagosuri menjëherë në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore dhe shpalli në kërkim dy personat e tjerë, që u larguan me vrap.
Kësisoj, tashmë janë shpallur në kërkim Adem Seferi , 21 vjeç dhe Lusjent Ajazi ,23 vjeç, të dy nga Mamurrasi. Mbi tre të rinjtë rëndon akuza e plagosjes me dashje. /H.M/ Dita
