Autori që la të plagosur, 28-vjeçarin Edis Reçajn në Shkodër është identifikuar. Raportohet se policia tashmë është në kërkim të personit, identitetin e të cilit nuk e bën të ditur. Autori i dyshuar ishte në mjet me Reçajn, e më pas e ka qëlluar me armë.
Mirëpo pavarësisht kësaj, Reçaj ka deklaruar para grupit hetimor në policinë e Shkodrës, se nuk e njeh autorin pasi ky i fundit ishte i pajisur me kapuç. Po ashtu, 28-vjeçari ka hedhur poshtë pretendimet se ka konflikte me ndonjë person.
Reçaj u plagos mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Perash’ të Shkodrës. I riu mori një plumb në gjurin e këmbës së djathtë. Policia e Shkodrës u njoftua përmes një telefonate për të shtëna me armë, e ndërkohë që efektivët kërkonin në zonë, 28-vjeçari Reçaj kishte shkuar vetë në spital.
a.m/dita

E din e din po don me vra mbas nje jave
Nuk te fali. shkodranet