Plagosja e 30-vjeçarit në Korçë, identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët

J L

Pa kaluar 24 orë nga ngjarja, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët të cilët plagosën pas një sherri, 30-vjeçarin Igli Qani.

Mësohet se janë shpallur në kërkim L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë me dije se 3 të rinjtë janë konfliktuar fillimisht fizikisht me Qanin, më pas e kanë goditur me sende të forta dhe armë.

Për pasojë, 30-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Qani është një person me precedentë të mëparshëm penal, ku në gusht të 2019 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *