Plagosja e djeshme në Tiranë, policia: Për për grabitje me armë

redaktor

Policia e Tiranës zbardh motivet e plagosjes së djeshme të ndodhur tek vendi i quajtur “Ushtari i Panjohur”. Burimet zyrtare bëjnë me dije se Bledar Zabit Vani, 26 vjeç , banues në Tiranë, ka tentuar të grabisë me armë zjarri, shtetasin M.I., 27 vjeç, banues në Shkozë.

Ky i fundit ka refuzuar që të dorëzojë sendet personale, e për pasojë ka mbetur i plagosur. I riu ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar një ditë më parë nga policia.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *