Kapet një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes të ndodhur me datë 16 shkurt në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy shtetas.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e ndalimin e shtetasit Redi Palushi, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi Redi Palushi ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”.
Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çasti mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
a.s/dita
