Plagosja e mbrëmshme në Kamëz pas një sherri në bilardo për Mziun

editor

Plagosja e mbrëmshme në një lokal-bilardo të Kamzës ka ardhur pas një grindje për kryebashkiakun e arrestuar Xhelal Mziu.

Dëshmitarë okularë thanë për DITA se dy protagonistët e konfliktit që degjeneroi në fyerje e më pas në përdorimin e armëve të ftohta janë një mbështetës i LSI-së lokale dhe një mik i Mziut të arrestuar, i afërt me një nga deputetët e zonës.

Policia ka tentuar të mbyllë rrethin e informacionit duke mos publikuar detajet dhe as emrat e personave të përfshirë, por mësohet se i plagosuri quhet Fatmir Kurtpali dhe njihet si mbështetës i LSI-së në zonë.

Grindja ka nisur pas disa replikave me temë arrestimin e Mziut për korrupsion dhe i plagosuri është shprehur ndër të tjera që “mirë ia bën, aty le të rrijë”, moment që ka shënuar edhe acarimin e situatës që ka kaluar ën fyerje dhe më pas në përdorimin e stekës së bilardos dhe një thike.

Share This Article
10 Comments
  • Ky eshte degradim i njerezve injorante qe ka rraca e “xhelat ziut”, eshte per te ardhur keq,edhe ne burg po ben dem “xhelati” me kafshet e tij qe flasin, burg per maskarain qe ta qepin maskarenjt e tjere qe jane jashte.

  • LSI kjo parti si mbas mendimit tim keta e kisha mbyllkrejt se kjo parti ve asht tu i ba dom popullit shqiptar ilir meta i pari ash qe e vodhi shqiprin po popillit ju an mbyllsyt edhe ju jep vota atyne qe vjedhin sikur rastin qe e votuan edwin grekun shkarruesin e shqipris

  • Shqiptarë!Largohuni nga konfliktet pa vlerë morale e patriotike!Partite jane banda dhe nuk ja vlen të grindesh për ato,qoftë për rastin me të mirë kur bejne ndonje gje “pozitive” Duhet pare pertej partive politike,pasi Sovrani varrosi banden kriminale PD,ka mision te monitorojë vetem ndeshkimet kundër ish qeveritareve! Dhe kjo po behet e ngadalshme dhe Meziu ështê vetem nje tartabiq me gjakun e korrupsionit mbushur! Duhet tjeter,duhet te shohim pertej Rilindjes! Pertej Rilindjes ka vetem nje shpresë,Sovrani në fushëbeteje dhe sovrani nuk është ceshtje amorfe! Brenda tij cdo qenie njerzore duhet ta kuptoje se është NJESH dhe të vetveprojë kudo me misionin paneuropian:”Vdekje partive politike,dhe njeshave te tyre!””Demokraci e drejtperdrejtë!””Lufta e klasave mbaroi,nuk ka me balliste e komuniste,socialiste e demokrate,zogiste e demokristiane; ka vetem qytetare qe luftojne per mirqenie,dinjitet njerzor,barazi para ligjit!” Per keto duhet kuftuar jo per partitë qe u duhen prere zero financimet shtetrore,u duhen ulur rrogat dhe numuri i deluteteve ne parlament duhet pergjysmuar…duhet Revolucion francez,pa gijotinen në Shqiperine tonë! Italia fqinhe e ka filluar,Sovrani atje êshtë prezent ne qindra komuna dhe bashki,bile force e parë ne parlament,pa arritur kompronise me bandat partiake te majta e te djathta qe u bashkuan per pushtet e korrupsion! Nuk duhet të vritemi për bandat partiake! Duhet LEVIZJE dhe aty,lirshëm,pa seli,kuota e mbledhje kryetaresh të kontribuojme duke menduar se une jam,njesh,ti je njesh,ai,ajo është njesh!..Pluralizmi partiak duhet varrosur!Ne mundemi!

  • Saliu dhe saliistet duan nga nje plumb dhe te vene pith te semave te tyre ,dhe pastaj mediat te thone kriminelet iken ne drejtim te paditur ,se te gjithe si fut dot ne burg kete race te qelbur .edi rama duhet te shkarkoje urgjentisht ,llallen ,zaganjorin ,visho ajazin ,bujar leskaj per korrupsion dhe paaftesi per zbatimin e detyres .

  • Qdo gje qe shkruhet ne ket face interneti esht mashtrim i personave qe jan ne lidhje me problemin …..ky sasht problem politik as ska te bej ..PD ..as ..lsi ..kjo asht ndolli e qastit po mos e bani politik se nuk ka lidhje politika..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *