Plagosja e “Vis Korçarit” në Elbasan, arrestohet Migert Qosja

Ornela

Pas gati 1 viti e gjysmë në arrati si autor i ‘Far-West’ në qendër të Elbasanit, është arrestuar 27-vjeçari, Migert Qosja. I riu është autori që ka qëlluar në 25 nëntor të 2020 me armë zjarri në drejtim të Elvis Çaushllarit ose siç njihej ndryshe në zonë me nofkën “Vis Korçari”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 29.11.2020, për shtetasin në kërkim M. Q., 27 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, më datë 25.11.2020, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, pas një konflikti me shtetasin E. K., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *