Sherr për një vajzë, arrestohet djali ish-deputetit të PD-së! Qëlloi me armë të riun në Bllok

Ornela

Dy persona janë plagosur gjatë natës në zonën e Bllokut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa është përdorur edhe arma e zjarrit.

Burime në polici bëjnë me dije se është plagosur me armë në këmbë një 31-vjeçar, ndërsa është dëmtuar me sende të forta edhe Rois Babasi, djali ish-deputetit të PD-së Ndriçim Babasi.

Të dy ndodhen në spital, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Paraprakisht bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për nje vajze.

Policia mëngjesin e sotëm, pasi ka marrë ndihmën mjekësore ka arrestuar Rois Babasin, i plagosur me sende të forta. Rois, djali i ish-deputetit të PD-së, duke parë situatën ka nxjerrë armën dhe ka plagosur personin tjetër 31-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, ndërsa janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët ishin në lokal, ku nisi sherri.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Cuni i deputetit duhet te mbrohet si gjithmone ? Vetem partia duhet te mbaje arme pa leje .O te dhjefsha deputetin e PD ,,cuni i tij cub .Mire thote populli ,bej bir qe te ngjaje ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *