Plagosja me armë zjarri në Selitë, pas të atit kapet dhe i biri

Ornela

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori tjetër i plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, pas disa orësh ndjekjeje intensive kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, shtetasin :

– Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin A. I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., (atë dhe bir).

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *