Plagosja në ish-Bllok, sherri ishte i mbartur nga Anglia. Dyshimet për trafikun e drogës

J L

Sherri që la të plagosur Ilir Shkurtin mbrëmjen e djeshme nga Kridenc Meçollari, dyshohet se ka nisur që në Angli.

Dy personat që u përfshinë në konflikt, në lokalin në zonën e njohur si pallatet “Agimi”, në ish-Bllok dyshohet se ka të bëjë me lëndët narkotike.

‘Balkanweb’ mëson se policia ka nisur hetimet për këtë pistë.

Në sherr e sipër, Meçollari nxorri armën dhe qëlloi drejt 32-vjeçarit duke e lënë të plagosur në këmbë.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Asnjëri nga palët nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë për të bërë zbardhjen e ngjarjes.

j.l./ dita

Esenyurt mutlu son

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *