Plagosje me armë pranë godinës së Tatim-Taksave

redaktor

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së tatim taksave të qytetit bregdetar ku një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *