Një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armës në Shënvlash, të Durrësit. Dy persona janë konfliktuar, por ende nuk dihet arsyeja përse dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin në këmbë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.
n.s. / dita
