Plagosje me armë zjarri në Sarandë

Elton Tafaruci

Një 51-vjeçar nga Saranda është paraqitur në Spitalin e Sarandës, rreth orës 04:17 të mëngjesit, i plagosur me armë zjarri.

Embro Çela, 51 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë dyshohet se është plagosur me armë zjarri “Pistoletë” në krahun e dorës së djathtë.

Pas trajtimit në spitalit Rajonal të Sarandës ai është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, por jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë hetimeve paraprake, policia dyshon se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 23:00, në fshatin Tatzat, Delvinë, pranë pronave të tij.

Policia ka shoqëruar 1 person me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *