Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë të ditur se plagosja ka ardhur pas një konflikti ndërmjet disa personave në zonën e Unazës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Alban Godelli ka plagosur me thikë Ndriçim Shimën.
Në komisariat janë shoqëruar edhe pesë persona të tjerë, ndërsa është arrestuar edhe autori kryesor i dyshuar për plagosjen.
