Plagosje me thikë te Selvia

redaktor

Një 33-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Selvia” në Tiranë, ku 33-vjeçari Eridon Hysi është qëlluar me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar dhe kapur autorin e krimit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *