Dy plagosje kanë ndodhur pasditen e sotme në Shqipëri.
19-vjeçari Mikel Xhihani, është goditur me thikë nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M.Z.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën ku po merr trajtimin mjekësor.
Ndërsa ngjarja tjetër u shënua në qytetin e Shkodrës, kur një person është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “Dobraç”, ku shtetasi Ylli Lishi është plagosur në këmbë me armë zjarri. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen, si dhe për të identifikuar e kapur autorin.
