Plan masash, 1000 efektivë policie për mbarëvajtjen e tubimit të Presidentit

Ornela

Tubimi i presidentit Ilir Meta i parashikuar të mbahet në orën 17:00 do të monitorohet nga policia, FNSH dhe forcat “Shqiponja”.

Bëhet e ditur se policia ka pranuar kërkesën e Presidentit, ndërsa mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen 1000 efektivë.

Ndërkohë për të garantuar rendin dhe sigurinë policia ka vendosur të bllokojë disa rrugë pranë kryeministrisë.

Po ashtu ekipet e policisë do të jenë në gatishmëri nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *