Plane për fundjavën? Moti nuk parashikon asgjë të mirë për ju

Leda Hysa

 

Moti në vendin tonë vijon të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Nëse keni bërë plane për fundjavën mendohuni mirë, pasi sipas parashikimit të sinoptikanëve moti i paqëndrueshëm dhe me reshje do vijojë edhe për ditët në vazhdim.

 

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Reshjet

Sot pasdite (e premte, dt.18) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin. Nesër (e shtunë, dt.19) pritet që në orët e paradites të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e shtunë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 26 °C

në vendet e ulëta: 14 / 25 °C

në vendet malore: 10 / 22 °C

Era

Sot pasdite (e premte, dt.18) dhe nesër (e shtunë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *