“Planeti i fshehtë në trajektore”, sa të rrezikuar jemi

Gazeta Dita

Shkencëtarët e kanë përjashtuar kategorikisht dhe kanë përsëritur vazhdimisht se teoria që do t’i japë fund jetës në Tokë, të paktën në formën që ne e njohim sot nuk ka asnjë bazë shkencore.

Por kjo nuk i ka ndalur konspiracionistët dhe forumet e tyre që “të lëshojnë alarmin për fundin e botës më 23 shtator”.

David Meade, një emër i njohur në këto forume, i cili aq herë sa ka parashikuar fundin, po aq herë ka dështuar në parashikimin e tij, vazhdon të këmbëngulë.

“Bibla jep shenjat në pasazhin 12:1  dhe qartësisht i referohet eklipsit dhe serisë së uraganëve që pasuan atë në Atlantik. Këto janë shenjat që tregojnë mbërritjen e fundit”, thotë ai.

Sipas tij, fundi do të mbërrijë më 23 shtator (pas tre ditësh) dhe shkaktari do të jetë planeti që deri më tani NASA nuk ka arritur ta zbulojë, por as të provojë që ai nuk ekziston, Nibiru.

I quajtur ndryshe si “Planeti X”, hipotezohet se Nibiru ka përmasa shumëfish më të mëdha se Toka dhe orbiton në skajet ekstreme të sistemit tonë diellor. Konspiracionistët mendojnë se orbita e këtij planeti është e çrregullt dhe tashmë ai ndodhet në trajektore përplasjeje me planetin tonë.

Share This Article
3 Comments
  • Në se orbita është e c’rregullt, si mundet që trajektorja të jetë ë saktë në drejtim të Tokës. Gjithmonë do dalin persona me mangësi mendore që do hedhin në media këto budadalllqe për ti bërë publicitet vetes se tyre.

  • Komenti asht ba.Tashti po bajme te dytin.
    Dua te di ne cilen date te 23 shtatori 2017.
    Te shtunes ne lindje(ne lindjen e larget) te meridianit zero Grenvuicit qe kalon mbi Londer.
    Te shtunes qe pershkon Grenvuici.A po
    Te shtunes ne perendim te grenvuicit (ne lindje te paqesorit ose ne perendim te Kanadas).

  • “David Meade, një emër i njohur në këto forume, i cili aq herë sa ka parashikuar fundin, po aq herë ka dështuar në parashikimin e tij, vazhdon të këmbëngulë.”
    davi,o është nastradini ose një i ngjashëm me të!!
    dhe nastrua njëlloj si davi është i njohur në forume sa ska ku të vejë, të njëjtat gjëra përsërit nga mëngjesi deri në darkë!!
    sidoqoftë pasnesër unë e kam të lirë,të djelën gjithashtu!!nëse vjen fundi i botës,të paktën më gjen në shtëpi,dhe të shumtën na shpëton nga dav &ari!!nuk e di përse nuk bën vetvrasje ky idiot,se iu paska çarë hajdarët dynjasë??
    ps:nastros i është shtuar dhe një tapë topi,a rrotë &ari,nuk më kujtohet emri!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *