Plani B shkakton tension mes Greqisë dhe Eurozonës

Ornela

“Mund të gjejmë financime nga burime të tjera. Ndoshta nga SHBA, Rusia, Kina dhe vende të tjera”, pohoi Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka pohuar se nëse Greqia nuk arrin një marrëveshje për borxhin me eurozonën, mund të kërkojë ndihmë nga një vend tjetër. “Ne duam një marrëveshje, por nëse nuk ka – shpresoj që po – dhe nëse shohim që Gjermania vazhdon të tregohet e ngurtë dhe do të ndajë Europën, atëherë kemi detyrimin të shkojmë në një plan B. Plani B është gjetja e financimeve nga burime të tjera”, deklaroi ai për televizionin grek dje në mëngjes. “Mund të jenë ndoshta SHBA, Rusia, Kina apo vende të tjera”, tha ai. Kammenos është lideri i partisë “Grekët e Pavarur”, një parti nacionaliste kundër politikave të shtrëngimit.

Gjithashtu ai nuk përjashtoi zhvillimin e një referendum në rast të ndonjë përplasjeje me partnerët. “Nëse kemi përplasje, pa dyshim populli grek është ai që ka fjalën e fundit nëse është e nevojshme, me çfarëdo mënyrë”, tha Kammenos, për të cilin mundësia e largimit nga euro, është “një kërcënim pa substancë”. Megjithatë, ministri shprehu besimin se do të ketë një marrëveshje me partnerët.

Athina ka refuzuar gjatë javëve të fundit të ketë një përqasje të veçantë me Moskën. Megjithatë, Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, do të udhëtojë nesër drejt Moskës, pas vizitës së sotshme në Berlin. Udhëtimi, të cilit po i bëjnë jehonë mediat greke dhe ruse, me sa duket do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet mbi krizën në Ukrainë dhe të vërë në dukje prioritetet e Athinës për politikën e jashtme. Disa media lokale pohojnë se një nga çështjet që do të trajtohet mund të jetë edhe kërkimi i mundësive për të marrë kredi nga Rusia. Disa ditë më parë, Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, tha se nëse Greqia do të kërkojë ndihmë ekonomike nga Moska, do ta ketë parasysh këtë kërkesë.

Aktualisht Greqia kërkon një marrëveshje me eurozonën për borxhin, gjë që do t’i lejonte të çlirohej nga masat e shumta shtrënguese të vendosura nga trojka me qëllim shpëtimin e vendit.  Eurozona, veçanërisht ka shfaqur pak vullnet për të arritjen e kësaj marrëveshje.

Share This Article
7 Comments
  • Po, do merrni borxhe te tjera nga SHBA, Kina (Rusia i ka breket e saj me arna e s’ka c’t’u japi) qe te vazhdoni jeten e qejfit, vetem se keta per nje dollar qe te japin te marrin 10 e jo si syleshet e BE-se qe u dhane kredi me 1% interes.

  • Tere jeten ju Greket kini henger ne kuriz te te tjereve dhe kini pasur synime per te grabitur Me sa shoh kete radhe e kini te veshtire por nuk me behet vone per ju vetem per ata emigrantet qe jetojne atje.

  • Nje femije qe llastohet qe ne fillim, eshte zor ta futesh ne pune per te shtuar te ardhurat e familjes… e rriten dhe e mesuan dembel…..tani i duket cudi, se duhet te filloje qe te punoje….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *