Propozimi për të shtyrë koncesionet, kjo është përgjigja e kryeministrit

Ornela

Në mbledhjen e jashtëzakonshme mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe atyre që propozojnë shtyrjen e koncesioneve për të financuar rindërtimin pas tërmetit.

Përgjigja e kryeministrit diplomuar për arte ishte ironi dhe tallje.

Gazetarë dhe ekonomistë kanë propozuar shtyrjen ose pezullimin e Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat dy rrugë lokale të faturuara në shifra kolosale dhe pa impakt ekonomik për vendin.

Të dyja janë faturuar rreth 340 milion euro, një shumë që e ndihmon vërtet situatën pas tërmetit.Dhe të dyja janë ende të panisura si financime.

Milot-Balldren mbi 240 milion euro faturim është vetëm 17 km rrugë.

Detajet e këtij propozimi dhe impakti ekonomik në dy alternativat janë dhënë në një artikull të zgjeruar botuar në kopertinën e gazetës Dita dy numra më parë.

Propozimi është i argumentuar nga njohës të fushës dhe ka mbështetje të gjerë në publik.

Por kryeministri e zhvendosi në mënyrë dinake thelbin e idesë duke shkuar nga dy koncesionet e panisura te një koncesion tjetër në proces, që nuk i ka thënë askush të ndalet.

“Po ça’ janë këto para që u dashka ti spostojmë nga këto, dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas”, – u shpreh Rama.

Ideja në fjalë u rimor një ditë më pas edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai përmendi një shifër 150 milionë pa specifikuar nga do merreshin, duke i dhënë kështu mundësi Ramës të bëj politikë mbi këtë propozim.

Basha paraqiti një plan trepikësh sipas tij duke vendosur pikë të tretë  “150 milion euro nga oligarkët” pa përmend detaje dhe koncesione konkrete duke i ngritur topin “rivalit” të tij, të cilin pret ta zëvendësojë pa mbështetje popullore, bazuar te rotacioni i garantuar nga sistemi i krijuar prej paktit 2008 Rama-Berisha.

Basketbollin politik mes të dyve, Rama e ka vijuar më së miri, duke vazhduar hutimin dhe manipulimin e opinionit publik:

Opozita që pretendon të qeverisë vendin, jo vetëm nuk ka pranuar ende të ulet në tryezë për të diskutuar gjërat, ne jemi gati, e në rast se idetë e tyre janë më të mira do marrim të tyret se këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, këtu duhet te bëhet me e mira për njerëzit.

Por deri tani jemi njohur me tre pika që do të qenkëshin zgjidhja dhe është një komponent i ekranit të madh të ngjarjes ku fillon dita duke qarë e vazhdon duke qeshur, e kthehet duke u pezmatuar pastaj duke buzëqeshur, gajasur e duke qarë prapë dhe këto tre pika janë absolutisht një ushqim për buzëqeshjen se nuk dua të them gajasjen se nuk dua të ndjehen keq kolegët e opozitës, por të thuash që të mblidhen 500 inxhinierë pika e parë, tani pse jo 600, pse jo 450.

Pika e dytë, të bëhet identifikim i dëmeve, por po bëhet, kjo ka qenë gjëja e parë, kemi ngritur në këmbë dynjanë dhe është bërë Durrësi sikur është lagjja para OKB ku sheh të gjitha llojet e racave dhe gjuhëve.

Pastaj pika e tretë është qamet, të mos financohen oligarkët, dmth vazhdon loja, dhe 150 mln që do marrin oligarkët ti marrë populli, po ca janë këto para që u dashka ti spostojmë nga këto, dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas”, – tha Rama.

 

o.j/dita

Share This Article
11 Comments
    • Ky Kreyminister eshte nje hajdut i pa-pare dhe i pa-ndaleshem

      Ky per te vjedhur nuk ndalet vecse me dhune,

      Ky hajdut Kryeminsiter po ben vjedhje te tmershme me vlere 450milion dollare ,
      ne keto dy rruge koti, qe jane ruge fshati, ..dhe nderkaq shefi i Opozites , nuke e akuzon kete hajdut per shifren reale prej 450 milion dollare,
      por i thote 150 milion dollare –Ja zbut magnituden e vjedhjes

      Tani ca te thuash kur ke nje shef opozite komplet t epa-afte, dhe i cili ne menyre perfide , dinake, ben lojen e hajdutit EDI RAMA.

      Ketu duhet te ngrihen vete socialsitet e shkolluar, intelektuale, dhe inteligjenca e tyre ,
      dhe te kerkojne qe te ndalet ky koncesion prej 450 milione dollare,
      dhe biles te kerkojne te largohet ky hajduti EDI RAMA, nga kreu i PS-se,

      Sepse vetem ata e kane fuqine ta heqin qafe kete hajdut nga kreu i vendit,

      Ndersa Basha nuk mundet, sepse Basha bleu dy vila tani me rastin e termetit, por eshte hajdut i vogel
      plus qe eshte edhe holandes i pa shkolluar fare,

  • E vetmja menyre per te larguar kete qelbesire te korruptuar eshte me levizje te gjere proteste dhe atehere brekushja do ti mbushi dhe do te pranoje te leshoje koncensionet qe i ka aq per zemer. Flitet se per keto ky i korruptuar ka marre paradhenie miliona euro dhe prandaj nuk ndryshon qendrim. Si ka mundesi qe ne kete rast emergjence jo te zakonshme ky i korruptuar vazhdon te mbroje korrupsionin e tij ? e vetmja logjike te con ne konkluzionin se ky insistim ka te beje me faktin qe ky ka marre ose i eshte premtuar te marre miliona euro derisa nuk pyet as per nevoja emergjente dhe situate pertej te jashtezakonshmes

  • Sikur ai gjytyrymi që ju faneps mbrëmë me hallin “më ka humb gruaja”, ti shfaqej me të njëjtin hall në kohë fushate elektorale, do tallej aq keq vallë udhëheqësi?!

    Sigurisht që jo. Përkundrazi, do kishte urdhëruar para kamerave drejtorin e policisë “fillo hetimin” dhe do kishte ngarkuar Çuçin (meqë ai ishte prezent): ” merre tani zotërinë, hype në makinën tënde dhe gjeji nji grua” dhe, “më raportoni për rezultatet”….

  • Rama eshte votuar nga me shume de nje miluin te drejtoje .Te tjeret hane mut pasi eshte sporti I tyre I preferuar.Si thoshte gjermani : Ne shqiperi nuk ka nevoje per specialiste.Te gjithe dijne gjithcka.Keta qe hane me shume I kane familjet e tyre ku therret qameti.

    • Viktimat e propagandes ose njerezit e ligj jane per tu misheruar

      Shqiperia po vuan

      Kryeministri ben shou dhe nuk ka asnje zgjidhje afatgjate vec nervave te leshuara dhe zgjidhjeve te percipta

      Po te ishte njeri i ndershem anullonte koncesionet e miqve te tij

      • Denoncimi i të vërtetës nuk është as panik e as krim.
        ==============
        Nuk ka të pasme ku të rrijë llogjika që aktivistët e Teatrit paskan përhapur panik pse regjistruan dhe emetuan në rrjete sociale një mjet që po shkarkonte qesee ndihma në hyrjen e Ministrisë së Brendshme.

        Kjo është turp, jo llogjikë!

        Fakt është se vetë Ministri i Brendshëm e pranon se ato qese janë me ndihma dhe se po futeshin në magazinën e SHÇB.

        Pra jo panik, por as gënjeshtër nuk është rregjistrimi video i bërë nga aktivistët. E pranon vetë ministri që janë qese me ndihma.

        Aktivistët në koment thonë se ndihmat janë vjedhur nga policia. Fiks të njëjtën gjë thotë dhe ministri, “ato ndihma janë provë materiale e një vjedhje që ka bërë një punonjës policie…”. Pra policët i paskan vjedhur ndihmat.

        Sinqerisht nuk e kuptoj se ku është vepra penale e kryer nga Aktivistët!!! Ata denoncuan diçka të çuditshme që panë. Natyrisht nuk mund të dinin nëse ato qese ndihmash i kishte vjedhur një poloc në Rinas apo një polic diku tjetër. Fakti ishte i qartë: në Ministrinë e Brendshme po shkarkoheshin ndihma që normalisht duhet të shkarkoheshin tek banorët në nevojë.

        Në fakt e çuditshme është që provat hetimore u ruakan në Ministrinë e Brendshme.

        Sidoqoftë asnjë panik e asnjë të pavërtetë nuk ka në raportimin e aktivistëve. Mund të ketë diskutime etike mbi komentet apo opinionet reciproke që bëjnë si aktivistët denoncues ashtu dhe Ministri i Brendshëm reagues, por jo shkelje ligji!

        Pra mund të mos jesh dakort me komentin, por jo me faktin që e pranon dhe vetë që ka ndodhur.

        Nëse duan ti përndjekin e ti terrorizojnë me polic se ju do qejfi, është hesap tjetër, por që të kenë shkelur ndonjë ligj të shkruar nuk kanë të drejtë ta bëjnë.

        Të denoncosh diçka që e sheh dhe pranohet se është e vërtetë nuk është panik. Përkundrazi është shërbim qytetar i nivelit të lartë. Panik dhe krim është kur fshihet e vërteta si dhe kur tentohet mbyllja e gojës njerëzve! Kjo e fundit tashmë njihet si krim kundër njerëzimit që kryhet në shtete diktatoriale

  • As behet fjale te shtyen koncensionet e PPP-ve,jo per ndonje gje,por ato fonde jane pergjysmuar nga qeveritare e oligarke se bashku.Pastaj kryeqeveritari urdheohet nga oligarket te cilet e terheqin nga hunda!ja ai kryeminister i serte i ashper me popullin,apo me koleget,rri si qengj manar para vipave te krimit.Koncensionet do vazhojne qe te justifikojne babezine me fondet e pergjismuar tashme,ku vetem ndertimet anadollake pa cilesi do i justifikijne ato.Mjere neve thuaj qe po na drejton nje i cmendur i njohur publikishte si i tille!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *