Plani i bursave për nxënësit e shkollave të mesme

anazapta

Zbardhet plani i bursave për 6 konviktet e shkollave të mesme në kryeqytet. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të miratojë në mbledhjen e radhës, që pritet të zhvillohet gjatë ditës së hënë, projektvendimin me planin e ndarjes së bursave të nxënësve për 6 konviktet e shkollave të mesme në kryeqytet. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 199 bursa në total, të cilat do të shkojnë për nxënësit nga vitet e para e deri tek ato të katërta. Sipas detajimeve të bëra në projektvendimin që do të marrë në shqyrtim këshilli, bursat do të akordohen për nxënësit që gjatë vitit shkollor 2013-2014 do të strehohen në gjashtë konviktet e shkollave të mesme, kryesisht atyre profesionale të Tiranës. Sipas projektvendimit, Konviktit të Shkollës së Mesme “Mjeshtria Sportive”, do t’i jepen 21 bursa bursa, Konviktit të Shkollës së Mesme Ekonomike, i janë përcaktuar 45 bursa, Konviktit të Shkollës së Mesme Elektrike 21 bursa, Shkollës së Mesme Liceu Artistik i janë akorduar 26 bursa. Konvikti i Shkollës së Mesme Hoteleri-Turizëm parashikohet të ketë edhe numrin më të madh të bursave në dispozicion për nxënësit, përkatësisht me 74 bursa të plota. Ndërsa në Konviktit të Shkollës së Mesme “Gjuhët e Huaja”, i janë përcaktuar për vitin shkollor që ka nisur 12 bursa për nxënësit që kryesisht vijnë nga rrethet e largëta të vendit. Nxënësit që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e planit të bursave duhet të dorëzojnë dokumentet përkatëse të përfitimit. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar, edhe ndarjen e plotë të bursave që do të shkojnë për secilën nga këto shkolla. Gara pritet të jetë e fortë, duke qenë se fluksi i kërkesave për të përfituar bursë është shumë i lartë, ndërkohë që vetëm 199 nxënës kanë të drejtë të përfitojnë. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve dhe Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social

 

Konviktit të Shkollës së Mesme “Mjeshtria Sportive”

  • 6 bursa të plota dhe 1 gjysmë burse, për vitin e dytë
  • 12 bursa të plota për vitin e tretë
  • 2 bursë e plotë për vitin e katërt.

Konviktit të Shkollës së Mesme “Ekonomike”

  • 1 bursë të plotë për klasën e shtatë (nxënës i Liceut Artistik)
  • 17 bursa të plota dhe 1 gjysmë për vitin e dytë
  • 15 bursa të plota për vitin e tretë
  • 11 bursa të plota për vitin e katërt.

Konviktit të Shkollës së Mesme “Elektrike”

•10 bursa të plota për vitin e dytë

•3 bursa të plota  për vitin e tretë

• 7 bursa të plota dhe 1 gjysmë burse për vitin e katërt.

Konviktit të Shkollës së Mesme “Liceu Artistik”

•13 bursa të plota dhe 1 gjysmë burse për vitin e dytë

• 7 bursa të plota për vitin e tretë

• 5 bursa të plota burse për vitin e katërt.

Konviktit të Shkollës së Mesme “Hoteleri-Turizëm”,

•12 bursa të plota për vitin e dytë

•37 bursa të plota për vitin e tretë

•25 bursa të plota për vitin e katërt

Konviktit të Shkollës së Mesme “Gjuhët e Huaja”

• 2 bursa të plota për vitin e dytë

•10 bursa të plota për vitin e tretë

 

Share This Article
1 Comment
  • dua te di per nxnesit qe mbarojn klasen e nente .. a vazhdohet shkolla e mjeshteris sportive ne TIRANE ….jam nga rethi vlores interesohem per te vazhduar shkollen e mesme te mjeshteris sportive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *