Plani i investimeve të BE, “do bëjmë thirrje publike për ekspertë shqiptarë jashtë vendit”, Rama dhe Balluku: Skuadër ekselence për të thithur projekte!

time

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme.

Gjatë këtij komunikimi, Rama ka folur për planin e investimeve  të BE për Ballkanin Perëndimor që kap shifrën e 28 milionë eurove.

Sakaq, kryeministri thotë se Shqipëria do tentojë të thithë fonde nga BE nëpërmjet një skuadre ekselence, prandaj qeveria po përgatit thirrjen publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit.

Ai thotë gjithashtu se zbatimi i projekteve do të shihet në periudhën 2021-2023 teksa plani i BE do të jetë i bazuar në 3  shtylla:

  • infrastrukturë
  • energji
  • digjitalizim

“Do të na ndihmojë dhe shumë plani i ri i investimeve të KE, infrastrukturën me mjetet e transportit dhe patjetër të rrugëve automobilistike. Energjia ku Shqipëria ka një pozicion kyç dhe ka një avantazh të rëndësishëm në raport me vendet e tjera të rajonit, për të qenë protagonist në këtë pjesë të Ballkanit. Shqipëria ka një plan të qartë për shtrirjen e infrastrukturës së gazit, qoftë në veri me gazsjellësin Adriatiko-jonian që shkon në Mal të Zi, Kroacia.

Qoftë edhe me degëzimet, ai i Kosovës që është strategjik. Dhe dixhitalizimi. Ku bëhet fjalë për ndërhyrje masiev për të forcuar ndërlidhjen dixhitale në rajon. Të tre këto shtylla kanë në thelb komponentin e impaktit rajonal. Janë shtylla që do të ngrihen individualisht në çdo vend.”- u shpreh Rama.

Më tej ai foli në lidhje me thirrjen publike të ekspertëve jashtë vendit të cilët duhet të bëhen pjesë e kësaj përpjekjeje.

“Po përgatisim një thirrje publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit, që do të duhet të bëhen pjesë e kësaj përpjekje, skuadër ekselence për projektet. Mundësisht për të mundur të thithim fondet nga BE, me të hyrë në fuqi me aprovimin e buxhetit nga KE dhe Këshilli Europian. Të mund të shohim zbatimin në periudhën 2021- 2023 si procese që përfshijnë faktikisht këtë mandat dhe këtë plan buxhetor të KE.”– tha kryeministri.

h.b/dita

Share This Article
23 Comments
  • Ky muhabet përherë kir fillojnë zgjedhjet. Vetëm fytyra ngryset, sikur shtohet ngrysja me çdo gënjeshtër! Pastaj njerëzit aplikojnë harxhojnë dhe disa muaj me
    aplikime etj.

    • Nuk po i besoja syve kur lexova se e gjithe kjo reklame qe ben Rama qenka vetem per…28 milion euro,per gjithe Ballkanin Perendimor!
      Sa turp dhe cfare mashtrimi qe i ben ky sharlatan popullit,kur ky edhe 1 miliard euro i hedh ne grope per oligarket dhe nuk shikojme gje!
      Po ky mavri hodhi 40 milion euro per 2 km rruge qyteti dhe nuk i beri tert syri i korruptuar,ndersa tani na bubullon fort per 28 milion euro,qe nuk dihet se sa do i takoje Shqiperise!
      Dihet me siguri,qe aq euro sa do te na takojne Rama fundi nje wc do ndertoje ne Tirane e asgje tjeter!
      Eshte mjeshter ne shperdorimin e pareve te shtetit dhe i sulet Bashes per 250 milion euro shperdorim tek rruga e kombit!
      Shan i dhjeri te permjerin thote populli!

      • I paske leshuar pellumbat z Kryeminister ta zeme se e more dhe kete mandat pra kater vite vetem aeroporti i kuksit ka ngrene dy qeveri nga tete vite baraz gjashtembedhjet vjet dhe akoma nuk ka pare pasagjerin e pare te mos harrojme qe jemi ne fushate elektorale kur degjova sot aeroporte porte sikur te ishin telebingo thashe me vete dhe ky qe u mbante per sakllam paska mbaru pune

  • Mjaft me pallavra gjigande o mashtrues!
    Populli ne radhe te pare do qe qeveria te investoje ne ELEMENTET ME JETIKE TE JETES NE KOMUNITET dhe pastaj per vepra gjigande,qe gllaberojne miliarda por qe nuk do na sherbejne ne dhe femijve tane sot!
    Mos i bej thirrje eksperteve shqiptare jashte vendit,atyre qe me politiken tende i bere te marrin rruget e botes,por pyete nje here popullin tend se cfare nevojash me urgjente ka!
    Ti mburresh se po punon per brezat e ardheshem,por nuk thua se cfare po ben per ne qe jetojme tani si sklleverit e tu!
    Mbete duke reklamuar rruget gjigande,projektet madheshtore etj,por djallezisht kurre nuk ke shkuar te shikosh atje ku i ke lene njerezit te jetojne si ne GETO!
    Para autostradave qe nderton per faqe te zeze,qytetaret shqiptare duan se pari t’u ndertosh cerdhet,kopshtet,shkollat,lulishtet,kendet e lojrave,bibliotekat,kendet sportive,stolat dhe tavolinat per pensionistet dhe nenat me femije etj ne blloqet e tyre te banimit,te na shtrosh te gjitha rrugicat mes pallateve qe nga hyrja e tyre e jo vetem te ashtuquajturit “bulevarde” mashtruese!
    Te gjitha keto u duhen qytetareve per dite,ndersa autostradat kush e di kur do na duhen!
    Hajde nje here ne Yzberisht,perballe KMY,qe te shohesh me syte e ty mashtrimin me investimet tuaja gjigande!
    Se Enver Hoxha ndertoi 100 mije here me shume se ty,por sot quhet DIKTATOR!
    Thirri mendjes dhe hiq dore nga babezia jote per investime gjigande korruptive,se deri me sot shumica e shqiptareve nuk ka perfituar ASGJE pervec oligarkeve dhe ty si mbeshtetes i tyre!
    Se ketu e pate shkencetaren Rudina Seseri,por kur e pa cfare sharlatani ishe,te beri naften dhe sot vleresohet si nje nga 100
    grate me te sukseseshme ne SHBA!
    Dhe ne nje fushe specifike si Inteligjenca artificiale,qe zotrote as iu ke haberin fare!
    Ti je fatkeqesia e popullit shqiptar sot!

  • Po pregatit Ramuthi thirrjen publike per ekspertet shqiptare jashte vendit qe perdite shtohen e shtohen atje jashte vendit dhe….
    Pas Sirise ne lufte shqiptaret mbajne vendin e dyte ne Europe per kerkesat per azil!
    (fale kujdesit nder vite te Rames e stafit tij qeverises qe u ka bere jeten sketerre ketu me qeverine e tij bloze)

  • 28 miion eurot nuk i bejne as gramshit efekt , e jo ne rang vendi . Eshte shume qesharake .Late name o Rame.
    Sa shpejt e ke hauar o Rame ,ne vitet e diktatures , Kina ndihmonte 200 milion Euro ne vit ,falas komplet ,pa te drejte ktimi Shqiperine dhe e pame ,si u dekradua ekonomia shqiptare ne ate kohe . Te ka ngelur ti thuash popullit me votoni mua ,ma ipni prap Tepsine e Timonin .se une jam i vetmi qe maar para nga BE???.

  • Di kush me na treguar çndohi me initiaven per mjeket nga diaspora ku perfundoj?! Vetem me pasuruar Vilmen me kishe ´investimet’ me si mbuloje per paret e grabitjen ´mjeket nga diasporà qe sherbyen si mbulese te horrleqeve tuaja?!

    • Po c’mjeke nga diaspora. Nga Shqiperia po ikin thuajse te gjithe studentet e mkjekesise se pergjithshme. Qe ne vit te peste pergatiten ne kurse te gjuhes gjermane per te emigruar sapo mbarojne diplomimin. Inxhinieret qe punojne jashte kane rroga efitojne para qe ne Shqiperi u duhet nje jete e tere per ti bere . Pra perse duhet te lene nje pozicion pune e jetese aq te mire per te ardhur e degjuar budallalleqet e nje psikopati e te skenderbeshave te tij.

  • Ah e paska thirrjen vetem me thith paret e evropes! Jo se kemi nevoje ne , po se do me mbush xhepat e tij!
    Edhe sapo t’i kete thith ato pare do i heq ato si ne Shendetsi?!
    E kemi pa nje here kete skeme

  • Nuhatja e madhe per para e ka bere kete njeri te mos shikoje se po i ve minat Shqiperise! Fonde, thote, per rruget, pa lene me pare vete ekspertet e urbanistikes te thone se per cfare ka nevoje ky vend! Po hapen autostrada te medha, dhe kane mbetur me dhjetra rruge dytesore ne pike te hallit! Ky shtet merr borxhe per kthimin e vendit ne nje nyje tranziti per mallrat internacionale!!!

  • Si nuk doli keto 30 vjet nje njeri i MENCUR dhe i GUXIMSHEM,qe ta mbledhe kete popull e ta beje te zot,qe te marre ne dore fatin e vet dhe te mos ia leje shushunjave te pa ngopura si Edi Rama?
    Si nuk doli nje njeri,qe ta perqendroje zemerimin dhe revolten e nje populli te tere kunder sundimtareve qe po shtypin e shfrytezojne nje popull te tere duke e mashtrua ne emer te gjoja demokracise?
    Mire ata qe nuk kane dale jashte shtetit keto 30 vjet,po ata mijra shqiptare,vecanerisht intelektuale,qe kane pare se si funksionon shteti ligjor dhe demokracia ne vendet e zhvilluara kapitaliste,si nuk doli njeri dhe t’u tregoje popullit se si funksionon shteti ne SHBA,Gjermani etj,por heshtin apo akoma me keq na tregojne diplomat qe paskan marre andej, fjalimet qe kane mbajtur ne universitetet ku kane studiuar,apo mbushin faqet e gazetave me citate te filozofeve te huaj,gjoja per te na mbushur mendjen ne te tjereve se ja cfare di “Belul Gjeraqina”?
    Kane studiuar dhe punuar 2 vete ne shtetin e Michiganit ne SHBA si kryebashkiaku Veliaj dhe prof.Fatos Tarifa,por deri me sot nuk kane prure ASNJE PERVOJE nga ai shtet nga me te organizuarit,me socialet etj ne SHBA dhe ta zbatonin ne Shqiperi,te pakjten ne Tirane.
    Le ta thone se cfare kane prure dhe do t’i ballafaqoj une me pervojen time 6 mujore,se cfare kam pare ne Michigan,qe mund dhe duhet te zbatohet me shume sukses edhe ketu pa kerkuar asnje shpenzim shtese!
    Mund te thone disa militante tru tallashe te rilindjes,se ne nuk jemi SHBA,nuk kemi pasurite e saj,prandaj nuk matemi dot me ate shtet!
    Ua hedh poshte me neveri kto mbrockulla dhe ato qe mund te tregoj une se cfare kam pare atje nuk kane nevoje per asnje dollar shtese nga sa shperdorohen ne Tirane te pakten!
    Ne Michigan shteti ka bere te mundur,qe njerezit te jetojne me kushte te njellojta me njeri tjetrin pavaresisht se ku jetojne,si ata qe jetojne ne nje metropol si Detroiti,bile akoma me mire jetojne ata qe jetojne qindra km larg Detroitit,ne shtepi-vila 1-2 apo 3 kate!
    Nuk ka atje asnje shtepi,qofte edhe e vetmuar,qe te mos e kete shtruar me asfalt apo beton rrugicen qe nga dera e shtepise e deri ne rrugen kryesore te makines apo ate dytesore te ecjes me biciklete,vrapimit apo shetitjes!
    Nuk gjeje ne mjedis asnje bisht cigareje,sepse si shteti ashtu edhe qytetaret kishin krijuar maredhenie respekti reciprok ndaj njeri tjetrit:Qytetaret paguanin per mbledhjen e plehrave, pastrimin e debores dhe kositjen e barit ne hapesirat e ndermjeme midis banesave,ndersa qytetaret grumbullonin plehrat e nje jave ne garazhde dhe nxirrnin kazanet e plehrave para shtepise se tyre qe i mblidhte makina e caktuar!
    Mjedisin para dhe rreth shtepive ,sherbimin ndaj pemeve dhe luleve, kositjen e barit dhe pastrimin e debores para shtepive te secilit,perfshi rrugicen qe sherbente si trotuar i perbashket e pastronin vete familjaret dhe kjo ishte kthyer ne nje edukate perfekte per cdo njeri!
    Nje here djali im kishte lene barin pa kositur 3 dite me te gjate se te tjeret,qe kishte prishur bukurine e mjedisit dhe ne kutine postare erdhi shkresa nga institucioni perkates me paralajmerimin per gjobe dhe gjoba minimale ishte jo me pak se 1 mije dollare!
    Eh,sa shume gjera te tilla kam pare atje,sa funksionimi i jetes ne bashkine e Tiranes me duket aq primitiv sa me vjen per te vjelle kur shoh e degjoj kryebashkiakun qe mburret me gjera te peshtira,kur ka aq shume per te bere per qytetaret!
    Ne Michigan gjeja qe me ra me shume ne sy ishte se shteti dhe organizmat e tij vartes shteterore e komunare kishin cdo gje nen kontroll,nen vrojtim dhe reagimi i tyre ndaj cdo konstatimi nga qytetaret ishte i mrekullueshem!
    Kurse ketu,une personalisht i kam derguar kryebashkiakut Veliaj disa email,por asnjehere nuk me ka thyer pergjigje!
    Ndersa kryeministrit Rama i kam shkruar se UKT vjedh qytetaret,ai me eshte pergjigjur se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Mortja qe s’u ha!

  • Ne do te premtojmë gjithshka,i tha Edvin Escobar D’Rama zagareve te Qeverise “rilindase”,por vetem do te premtojm,pastaj te shkuara te harruara.

    • Kete e thote zagari adash koktrash, Rama nuk e ka thene kurre. Gjeje online dhe postoje ketu, ndryshe je nje mashtrues i ndyre si kopeja jote shqupise.

      • Mu ngjit muti poshte kepuces,te beje adetin e mutit,prej Vitesh!
        Mut ke lindur dhe mut do te vdesesh.

        • Gojhale adash, posto faktin qe te kam kerkuar e mos ha mut kot se nuk te ben mire, boll ke ngrene plot dhe me merit.

  • Hahahaha po si mund te vije dikush qe ka nje pozicion pune te mire te punoj me keto fytyra! Keta mjafton ti shikosh ketu ne foto dhe te bejne ti qendrosh sa me larg e te ndjehesh i lumtur qe nuk ben pjese ne ate bande kriminale plackitesish.
    Jepini shoke shtyjeni karvanin!!!

  • NUK KE PER TE PARE ASNJE EURO NGA BE. NUK JANE BUDALLENJ ATA TE MERREN ME TY.
    BEJI HYZMET THESIT ME PARA TE TRAFIQEVE QE ZOTROTE ME PPP I LEGALIZON DHE I BEN PARA TE PASTRA O MATRAPAZ!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *