Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Plani i ri rregullues i Tiranës, Lame: Zhduk të gjitha hapësirat e gjelbra
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Plani i ri rregullues i Tiranës, Lame: Zhduk të gjitha hapësirat e gjelbra
KomunitetLajmi i fundit

Plani i ri rregullues i Tiranës, Lame: Zhduk të gjitha hapësirat e gjelbra

anazapta
Published February 18, 2013
Share
SHARE

Opozita kërkon sqarime në lidhje me planin e ri rregullues të kryeqytetit, i paraqitur nga Bashkia e Tiranës. Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, tha se ky plan do t’i marrë Tiranës të gjitha hapësirat e blerta, për t’i kthyer ato në sheshe ndërtimi.

“Gjelbërimi tani mbetet vetëm në bahçet e shtëpisë dhe në tarracat e pallateve,” tha Lame. Ai ftoi kryebashkiakun Basha dhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, në një debat televiziv për planin rregullues të Tiranës. Malltezi ka bërë vlerësimin mjedisor të planit.

“Kërkojmë një përgjigje nga ekipi Basha – Malltezi: a do të zihen dy skarpatet e gjelbra të Lanës për të ndërtuar linjën e tramvajit? Jemi të shqetësuar për hapësirat e gjelbra që do t’i zihen Tiranës nga Plani Basha – Malltezi, ndaj pyesim a është e vërtetë se dy skarpatet e gjelbra të Lanës do të zihen nga linja e tramvajit? A është e vërtetë se si zona të gjelbëruara do të përdoren bahçet e shtëpive, e thënë jo kopshtet, por bahçet? A është e vërtetë se parku historik i Tiranës, ai i Namazgjasë, përpara Parlamentit e deri buzë Lanës do të zihet nga ndërtimet e larta? Për të gjitha pyetjet tona ne jemi të gatshëm të ulemi të debatojmë në cilindo televizion e cilëndo media me ekipin Basha – Malltezi për t’u treguar qytetarëve se çfarë sëpate po ngrihet mbi kryeqytetin tonë”, tha Lame.

anazapta February 18, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?