Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nuk ka ende një plan konkret për mënyrën e menaxhimit të 32 mijë dosjeve të pashqyrtuara dhe ngarkesën me të cilën po përballet Gjykata e Lartë.
Por ndërkohë, ndërkombëtarët që asistojnë drejtësinë në Shqipëri po diskutojnë disa formula se si mund të zgjidhet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë, menjëherë të sapo të bëhet funksionale, shkruan tch.
Skema e parë që gjendet në tryezën e ndërkombëtarëve është ajo e propozim-idesë duke kopjuar modelin e Kosovës.
Kjo nënkupton marrjen e së paku 50 ekspertëve juristë jashtë Gjykatës së Lartë, të cilët do kontrollojnë dosjet dhe do ti përgatisin, për t’ia dorëzuar gjysmë të zgjidhura këshilltarit ligjor të gjyqtarit të lartë.
Ideja tjetër ka perspektivën për të shtuar stafin e brendshëm të Gjykatës së Lartë. Por, derisa këto propozime të dalin në sipërfaqe, së pari ideale do të ishte që Gjykata e Lartë të plotësohet me numrin prej 19 gjyqtarësh të lartë.
o.j/dita
