Plani “satanik” i Putinit kundër Merkelit!?

Saimir Lleshi

“Lumi” i ri i refugjatëve sirianë po mësyn drejt Turqisë, ndërsa shkak janë sulmet ruse dhe të qeverisë siriane në Aleppo. A është ky një plan i presidentit rus Vladimir Putin?

Sipas faqes prestigjioze “Euobserver”, plani i Putinit synon të dobësojë kancelaren gjermane Angela Merkel. Loja politike duket se ka pasoja dramatike për njerëzit e thjeshtë.

Sipas analizës së faqes në fjalë, ardhja e rreth 1 milion emigrantëve në Gjermani gjatë vitit të shkuar, e ka dëmtuar reputacionin publik të kancelares Merkel. Zgjedhjet nuk janë shumë larg, në shtator të vitit 2017.

Madje, sondazhet tregojnë rënie të popullaritetit të “shefes” që drejton de facto BE-në. Kjo mund të çojë deri në zgjedhje të parakohshme në vend. Situata në Siri sa vjen e përkeqësohet dhe ditët e fundit, dhjetëra mijëra njerëz po ikin nga vendi.

Në analizë thuhet se mediat e financuara nga Rusia përhapën një histori të rreme që emigrantët kishin përdhunuar edhe një vajzë ruse 13 vjeçare dhe se rasti ishte fshehur nga autoritetet gjermane.

Por, për gjermanët lajmi është thjeshtë trillim. Ngjarje të tilla kanë rritur frymëzimin dhe popullaritetin e Alternativës për Gjermaninë (AFD), një parti e ekstremit të djathtë që ngazëllehet jo pak nga Rusia.

Madje, ata kanë shpërthyer në protesta si dhe nxisin organizata jo qeveritare të lidhura me Rusinë për të protestuar, të tilla si  “Internationaler Kongress der Russlanddeutschen”, grupim pro rus.

Rusia mohon çdo keqbërje në Siri dhe Evropë. Kjo nuk është metodë e re e mohimit të akuzave. Sikurse përdoret rëndomtë edhe në Shqipëri.

Por, për disa diplomatë të BE-së-vijon artikulli- ka një fushatë të përbashkët kundër Merkelit dhe kjo vjen edhe për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

“Nëse ju shikoni atë që po ndodh në Siri, shikoni në Aleppo, ju do të shihni se Rusia është i vetmi që kontrollon orarin e krizës së refugjatëve“, tha një burim i BE-së.

“Veprimet e Moskës janë të dizajnuara për të krijuar sa më shumë refugjatë të jetë e mundur. Objektivi është mjaft i qartë”.

Burimi tha se vendimi i Rusisë të hënën për të mbajtur stërvitje ushtarake në kufi me Ukrainën, mund të shkaktojë një tjetër krizë refugjatësh atje.

“Në qoftë se luftime të ashpra rinisin në Ukrainë, do të krijojë një eksod të ri të refugjatëve. Ajo do të jetë moment i përsosur [në drejtim të interesave ruse]”, tha burimi.

“Unë nuk besoj se këto janë të gjitha rastësi”, ka thënë një burim tjetër i BE-së. /S.Ll/Dita/

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka plan ” satanik ” ndaj Merkelit nga Putin. Rusia lufton ne Siri kunder ISIS-it. Keta terroriste marrin rrugen mijra Km. per ne Gjermani natyrisht mes turmes se refugjateve. Sepse matufja e Berlinit ka shpallur BE zone e lire ( si dikur Shqiperine komplet Saleh Ramush Beshir koqja ). Tani qe Europa po sheh tmerr nga marrezia e Merkelit, kjo debile kerkon nje grep te shpetoje surratin e vet. Dhe gjen luften e Rusise ne Siri. Por nuk bind njeri. Nuk ja solli klandestinet Putini. Klandestinet ja sjell Anarkia Liberale deri ne paralize e sistemit politik global qe sot ka Europa e qe ka simbol surratin e rrudhur te Merkelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *